PANAIRI I EDUKIMIT JASHTË SHQIPËRISË

 

15 - 16 Shkurt 2019 Tiranë , Hotel Rogner

 

Prezantime në qytete

 

17 Shkurt 2019 – Shkodër

18 Shkurt 2019 – Fier

 

 

World Education Fair – Panairi më i madh i Edukimit në Shqipëri hap dyert për të shtatin vit rradhazi për të gjithë të interesuarit në datat 15 – 16 Shkurt në Tiranë.

Në panair do të jenë të pranishëm përfaqësues të Shkollave të Mesme, Universiteteve dhe Kampeve Verore nga Europa dhe SHBA. Panairi organizohet nga Integral Educational Programs.

Gjatë panairit ju do të mund të takoheni dhe flisni me përfaqësuesit e institucioneve arsimore nga vende të ndryshme të Europës dhe SHBA: universitete elitare, shkolla të mesme që ofrojnë programe përgatitore për pranime në universitetet më të mira, kampe verore për fëmijë në gjuhë dhe vende të ndryshme, dhe kurse gjuhe për të rritur në të gjithë botën. Pranë çdo institucioni arsimor do të jetë një përkthyes, i cili së bashku me përfaqësuesin e shkollës do t’ju ndihmojnë të merrni informacione të detajuara mbi programet, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, kriteret dhe afatet e pranimit, bursat e ofruara dhe si mund të aplikoni për t’i përfituar, aktivitetet ekstrakulikulare e kulturore dhe mundësitë për zhvillimin individual të fëmijës suaj.

Gjatë panairit do të keni mundësi t’i bashkoheni workshop-eve të ndryshme dhe prezantimeve që do të zhvillohen. Këto do t’ju ndihmojnë të kuptoni lehtësisht benefitet e arsimimit në institucionet pjesëmarrëse, vlerën e diplomës me të cilën mund të pajiseni, si duhet të përgatisni një letër motivimi dhe nëse ende nuk jeni të bindur mbi llojin e programit apo degës ku dëshironi të studioni, testi Centigrade ju vjen në ndihmë.

Në këtë panair do të gjeni gjithçka ju nevojitet të dini për arsimimin në vendet dhe shkollat më të mira!

Hyrja është falas!

 


 
fillim | pjesemarres | prezantimet | regjistrim | bursa | kontakt
Copyright © www.integral.al . All rights reserved.